Rozë

Sara Gjordeni, Egli Tako e Kiara Tito në garë për drejtimin e BBVA ‘Fan Club’

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 11 December 2025

Në faqen zyrtare të Fan Club Big Brother Vip Albania 5, pas konfirmimit të Françeska Muratit si opinionistja e parë, ka shpërthyer kureshtja për emrin e prezantueses që do të drejtojë programin këtë sezon.

Produksioni ka publikuar një fotografi me disa iniciale, duke ndezur menjëherë debatin në rrjete sociale:

  • S. Gj – për Sara Gjordenin
  • E. T – për Egli Takon
  • K. T – për Kiara Titon
  • O. N – për Ori Nebijaj
  • R. R – për Rozana Radin
    … dhe një sërë emrash të tjerë që e bëjnë lojën edhe më intriguese.

Megjithatë, pavarësisht listës së gjerë, një pjesë e madhe e publikut është e bindur se drejtimi i këtij edicioni do t’i besohet Egli Tako-s, e cila sapo ka mbyllur me sukses sezonin e parë të “Yes Day”. Emri i saj qarkullon fuqishëm, sidomos për shkak të prezencës së qëndrueshme televizive përgjatë muajve të fundit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, ekziston edhe një dyshim i fortë se Kiara Tito mund të rikthehet si moderatore e Fan Club, pikërisht në momentin kur ajo po përmbyll këtë javë sezonin e “Portokalli”. Për publikun, ky është një “sinjal” që nuk duhet nënvlerësuar.

Një detaj që ka shtuar më shumë mister është deklarata e Françeskës, e cila la të kuptohet se moderatorja është “një vajzë që njeh shumë botën e modës”. Kjo përshkrim i shkon natyrshëm Kiarës, duke e rikthyer atë në qendër të spekulimeve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy