Rozë

Santiana nuk fshihet më, shfaqet me të dashurin në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 11 February 2024

Santiana nuk fshihet më, shfaqet me të dashurin në Gjakovë.

Një nga banoret më të spikatura të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku, gjatë qëndrimit në shtëpi është bërë e njohur edhe për lidhjen e saj që po vazhdon ta mbajë të fshehtë.

Gjatë ditës së sotme, Paparaci ka siguruar foto dhe video të Santianës, teksa po shijonte kafen me të dashurin e saj Lirimin, në një nga kafiteritë e qytetit të saj të lindjes, në Gjakovë.

-Advertisement-

Santiana arriti të shkojë deri në gjysmëfinalen e këtij edicioni të BBVK.

Përgjatë tre muajve, ajo bëri bujë të madhe me afrimitetin e saj me banorin tjetër, Bucin, marrëdhënia e të cilëve bëri që i dashuri i saj të hyjë në shtëpi, ku indirekt i tha që duhet të qëndrojë larg Bucit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera