Lajme

BE sanksionon 16 sirianë për sulme me armë kimike

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 17 July 2017

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj 16 sirianëve të tjerë për rolin e dyshuar në sulmet me armë kimike kundër civilëve.

Tetë nga 16 individët janë zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa të tjerët janë shkencëtarë të përfshirë në përhapjen e armëve kimike, thanë zyrtarë të BE-së.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në 28 vendet e bllokut dhe tani aplikohen për 255 njerëz, për të cilët BE thotë se janë përgjegjës për “shtypje të dhunshme të popullsisë civile në Siri”.

-Advertisement-

Përveç individëve, edhe 67 subjekte siriane janë goditur me ngrirje asetesh.

Të gjitha masat kufizuese të BE-së kundër Sirisë aktualisht janë në fuqi deri më 1 qershor, 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera