Sanksionet ndaj Kosovës, Lajçak paralajmëron heqjen e tyre
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 06 October 2023
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione negative nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Kjo është një mundësi që unë e mbështes”, ka thënë Lajçak.
Megjithatë, Lajçaku potencoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me anë të një marrëveshjeje.
“Do të ketë një ndikim në vazhdimin e dialogt në shumë aspekte, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje një kompromis që mund të arrihet përmes dialogut. Kjo nuk do të ndryshojë. Kush thotë që dialogu ka vdekur, thotë që edhe e ardhmja evropiane ka vdekur – rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë shkon nëpërmes normalizimit të dialogut, normalizimi nuk mund të imponohet, duhet të ketë marrëveshje. Ju mund të diskutoni shumë gjëra nga dialogu, por duhet të pranoni këtë. Ky është dizajni i dialogut”.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...