Lajme

Sanksione të reja të SHBA-së kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 05 April 2018

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vënien e sanksioneve të reja në Rusi, kësaj herë duke shënjestruar miliarderët rusë të lidhur me presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin, janë duke raportuar mediat.

Reuters dhe The Washington Post, kanë cituar zyrtarë amerikanë derisa kanë folur në kushte anonimiteti, se të paktën dhjetëra rusë do të sanksionohen sipas ligjit amerikan, si ndëshkim për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

The Post ka thënë se sanksionet e reja do të kenë cak persona të pasur nga lista që ishte publikuar në muajin janar nga Departamenti amerikan i Thesarit, siç janë shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, apo shefi i gjigandit shtetëror të naftës, Rosneft, Igor Sechin.

-Advertisement-

Reuters ka thënë se sanksionet e reja mund të bëhen të ditura më 5 prill, ndërsa The Post ka thënë se të njëjtat pritet të publikohen më 6 prill.

Disa anëtarë të Kongresit kanë akuzuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump se nuk ka bërë mjaftueshëm në ndëshkimin e Rusisë për ndërhyrjet e supozuara.

Këshilltari në shkuarje për siguri kombëtare, H.R. McMaster ka deklaruar këtë javë se “ne kemi dështuar në vënien e çmimit të mjaftushëm” për Moskën.

Ai i ka bërë këto deklarata vetëm pak orë pasi Trump ka thënë se “askush nuk ka qenë më i ashpër se unë ndaj Rusisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera