Lajme

Sandulloviq u rrah nga BIA, reagon Kusari -Lila

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 04 January 2024

Politikani serb Nikola Sanduloviq, u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe.

Ndaj këtij veprimi të Serbisë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj Vuçiq po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

-Advertisement-

“Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, tha ajo.

Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera