Sanchez: Tek United s’ishim si familje, doja të largohesha që pas seancës së parë
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 04 Shtator 2020
Alexis Sanchez ka pranuar se përvoja e tij te Manchester United ishte dështim. Kiliani ka pohuar madje se dëshironte të largohej nga “Old Trafford” që pas seancës së parë stërvitore. Ish-sulmuesi i Barcelonës u largua nga “Emirates” (Arsenali) për në “Old Trafford” në janar të vitit 2018, por nuk mundi të linte gjurmë gjatë dy sezoneve si “Djall i Kuq”, para se të transferohej tek Interi në formë huazimi.
Duke reflektuar në kohën e tij në Manchester përmes një video të postuar në Instagramin e tij, 31-vjeçari pretendon se ai e kuptoi shumë shpejt se nuk do ta shijonte përvojën tek United.
“Pas seancës së parë stërvitore kuptova shumë gjëra, erdha në shtëpi dhe pyeta familjen time dhe menaxherin nëse nuk mund ta prishja kontratën dhe të kthehesha tek Arsenali. Diçka nuk më përshtatej, por unë tashmë kisha nënshkruar. Kaluan muaj dhe ndjeva të njëjtën gjë. Ne nuk ishim të bashkuar si ekip në atë kohë.
Gazetarët shkruanin pa e ditur situatën dhe kjo më vrau. Ish-lojtarët gjithashtu më kritikuan, por nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte brenda klubit. Edhe ata më lënduan.
Performanca e një lojtari gjithashtu varet nga mjedisi i brendshëm, duhet të jemi një familje. Ne nuk ishim të tillë dhe kjo u pasqyrua në fushë. Dikush duhej të fajësohej dhe ata më fajësuan mua. Dakord, bëj autokritikë, duhet të kisha luajtur më mirë. Por gjithnjë më fajësonin, edhe nëse luaja për disa minuta.”
Sanchez luajti 45 ndeshje për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar vetëm pesë herë dhe dhënë nëntë asiste, statistika të zbehta në krahasim me 80 golat që ai shënoi në 166 ndeshje me “Topçinjtë”.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































