Auto&Tech

Samsung në panairin e teknologjisë në Berlin

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 04 September 2017

Kompania Samsung paraqiti në panairin e teknologjisë IFA në Berlin, orën inteligjente më të fundit, që mat aktivitetin fizik. “Samsung Gear Sport” është një orë inteligjente kompakte dhe e papërshkueshme nga uji e pajisur me sistemin GPS. Samsung po e shfrytëzon panairin vjetor të teknologjisë, për të paraqitur risitë më të fundit të matjes së aktiviteteve sportive.

Kjo është ora inteligjente ‘Samsung Gear Sport,’ më e fundit në serinë e aparateve të Samsungut që masin aktivitetin fizik.

Pajisja vjen me një ekran rreth 3 centrimetra që e bën atë më të vogël sesa pajisja tjetër e ngjashme e Samsungut, Gear S3.

-Advertisement-

“Dallojmë se një madhësi nuk është e përshtatshme për të gjithë. Njerëzit duan madhësi dhe forma të ndryshme në varësi të shijes që kanë. Ka një prirje tani për orë të mëdha që plotësohet nga ora inteligjente S3. Por ora Gear Sport është më kompakte”, thotë Marc Holloway, menaxher i degës evropiane të kompanisë.

Ora ‘Gear Sport’ ka një nivel të lartë të mbrojtjes nga uji, që do të thotë se me të mund të notosh apo edhe të bësh kërcim në ujë, pa e dëmtuar.

Ajo vjen gjithashtu e pajisur me sistemin GPS kështu që mund të masë vrapimin dhe garën me bicikletë pa qënë e nevojshme të lidhet me një telefon inteligjent.

Ka gjithashtu edhe një opsion ku mund të masësh kaloritë që ke marr nga ushqimi, thotë zoti Holloway.

“Mund të vendosësh objektivin e peshës që kërkon të kesh. Mund të monitorosh kaloritë që merr. Pajisja të tregon se si po mban balancën mes kalorive dhe ushtrimeve që ke bërë gjatë ditës. Kjo do të thotë se ke kohë të bën modifikime. Pra në se ora të tregon se ke marr më shumë kalori, atëherë mund të vendosësh të bësh një stërvitje më të gjatë në orët e darkës.”

Pajisja u paraqit në panairin e teknologjisë IFA në Berlin.

Sipas kompanisë Strategy Analytics që analizon tregun ndërkombëtar për këto pajisje, pas një rënie në vitin 2016, tregu i orëve inteligjente po shënon rritje këtë vit.

Nicole Scott, redaktore e faqes elektronike Mobilegeeks thotë se ora inteligjente Gear Sport më në fund po ndërlidh aparaturat që masin aktivitetin fizik në një pajisje të vetme.

“Pyetja është, përse u desh kaq shumë kohë për të integruar të gjitha këto aparatura në një pajisje të vetme. Kemi parë se tregu është rritur por kemi parë gjithashtu një mungesë interesi për shkak të pamundësisë së këtyre produkteve për t’ju përgjigjur kërkesave të konsumatorëve.”

Samsung po paraqet gjithashtu një pajisje tjetër matëse në panairin IFA.

Pajisja ‘Gear Fit2 Pro’ është një variant i ri i orës inteligjente ‘Gear Fit2’.

Ajo është e mbrojtur nga uji dhe mund të masë kaloritë e djegura dhe shpejtësinë gjatë notit.

Pajisja ka gjithashtu një sistem që kupton cfare sporti je duke bërë dhe fillon të ndjek aktivitetin fizik në mënyrë automatike.

” Fit2 Pro është vërtetë një pajisje e së ardhmes. Fakti që ajo mund të gjurmojë notin synon tërheq atë segment të tregut që është shumë i dhënë pas fiskulturës si për shembull, atletët që bëjnë triathlonë. Ose thjesht ata që duan të duken mirë me rroba banjo gjatë gjithë kohës”. Samsungu nuk ka bërë të ditur enden cmimin e dy pajisjeve.

Panairi IFA i teknologjisë në Berlin hapet për publikun më 1 shtator dhe përfundon më 6 shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera