Auto&Tech

Samsung Galaxy Tab S3 nesër në treg?

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 10 May 2017

Në shkurt, Samsung zbuloi Samsung Galaxy Tab S3 dhe tani kompania ka njoftuar se do të lansoj produktin në Korenë jugore, më 11 maj. Megjithatë, Samsung nuk dha detaje mbi çmimin e produktit.

Mund të shtrohet pyetja, pse kompania ka pritur kaq shumë për lansimin e Galaxy Tab S3? Është e mundur që firma ka shtyer lansimin e këtij produkti në mënyrë strategjike për shkak të debutimit të shumëpritur të Galaxy S8.

Galaxy Tab S3 ka ekran Super AMOLED prej 9.7 inç me rezolucione prej 1536×2048 pikselë, procesorin Snapdragon 820 dhe RAM memorien prej 4GB.

-Advertisement-

Përveç këtyre specifikave, Tab S3 do të ketë kamerën kryesore prej 13MP, dytësoren me 5MP dhe baterinë gjigante prej 6,000 mAh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera