Auto&Tech

Samsung Galaxy A3 2017 tani ka çmim të zbritur, kushton 70 euro më lirë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 09 August 2017

SAMSUNG GALAXY A3 (2017) është një telefon me diagonalen e ekranit prej 4.7 inç, ekranin Super AMOLED dhe një pamje pothuajse identike me atë të Galaxy S7 me të njejtin dizajn dhe stil.

I ndërtuar nga kombinimi i qelqit dhe metalit, Galaxy A3 madje është edhe rezistent ndaj ujit, dhe modeli i shumë-kërkuar i telefonit të Samsung edhe në tregun tonë është zyrtarisht i certifikuar nga standardi IP68, që e bën atë të parin që e ka këtë tipar, në këtë klasë çmimesh.

Samsung Galaxy A3 (2017)  i ri përshtatet jashtëzakonisht mirë në dorë, dhe çdo detaj i vogël i këtij  telefoni është i menduar mirë, duke përfshirë edhe butonat anësor të cilët janë bërë prej metali dhe japin ndjenjë tejet të kendshme në prekje.

-Advertisement-

Në pjesët anësore të Samsung Galaxy A3 gjendet altoparlanti dhe butoni i ndezjes së telefonit, si dhe butonat e audios, ndërsa në pjesën e poshtme së bashku me portin 3.5mm është edhe USB porti. Në pjesën e sipërme të telefonit është vendi për vendosjen e sim kartelës. Në pjesën e pasme të telefonit është edhe kamera me 13MP me auto fokus dhe ndriçuesin LED. Kamera e përparme e telefonit për selfie ofron 8MP.

Samsung A3 vjen me baterinë prej 2350 mAh, 2 GB RAM, 16GB hapësirë me mundësi të rritjes deri në 256GB përmes SD kartelës. Përkrahe rrjetin 4G, internetin me të shpejtë në mobil, që në Kosove me cilësinë më të mirë e ofron operatori i telefonisë mobile IPKO. A3 i ri vjen me sistem operativ Android 6.0.1, por së fundmi thuhet se Samsung e ka lëshuar edhe përditësimin e ri të Android, përkatësisht Android Nougat.

Oferta më e mirë për këtë telefon ofrohet nga IPKO, sepse çmimi i këtij modeli të avancuar të telefonit të mençur nga Samsung është 279.95 euro, ose 70 euro më lirë sesa çmimi paraprak me të cilin ofrohej Samsung Galaxy A3 (2017).

Video e hapjes së SAMSUNG GALAXY A3 (2017):

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy