Sport

Sampdoria zgjedh Ranierin, De Biasi mbetet në “stol”

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 11 October 2019

Gianni de Biasi mbetet sërish në “stol”. Ish-trajneri i Shqipërisë, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë shkruan historinë me pjesëmarrjen në Euro 2016, duhet të presë me gjatë për të marrë drejtimin e një skuadre. Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka zgjedhur Claudio Ranierin për të zëvendësuar të shkarkuarin Eusebio Di Francescon.

Palët kanë gjetur gjuhen e përbashkët dhe tashmë pritet të përcaktohen vetëm disa detaje të vogla ekonomike para se të bëhet zyrtarizimi i Ranierit (gjatë ditës së sotme). Trajneri që bëri histori me Leicester City-n, për ironi të fatit do të debutojë në krye të Sampdorias kundër Romës, ish-skuadrës së tij, në javën e tetë të Serisë A.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera