Rajoni dhe Bota

BE: Samiti Trump-Kim, zhvillim pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 09 Mars 2018

Marrëveshja e njoftuar për një samit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un është një zhvillim pozitiv, tha zëdhënësja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, shkruan Infokusi.

E pyetur për këtë ndryshim të papritur diplomatik të Trump-it ajo mirëpriti edhe zhvillimet e fundit pozitive në marrëdhëniet midis dy Koreve.

”Fakti që presidenti Trump është i hapur për të pranuar ftesën e Kim Jong Un për një samit përbën gjithashtu një zhvillim pozitiv”, shtoi ajo. /INFOKUSI/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy