Lajme

Samiti për Ballkanin Perëndimor erdhi në Kosovë, por çka ndryshoi me atë të kaluarin në Greqi?

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 25 October 2022

Prestigjiozja britanike “The Economist” ka organizuar samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në shtetet e Ballkanit Perëndimor i cili ka zënë vend në Prishtinë.

Në këtë samit që ka nisur nga ora 09:00 dhe mbaron në orën 19:00 do të diskutohet për agresionin rus në Ukrainë, mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve dhe shërbimeve në rajon dhe botë.

“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

-Advertisement-

Nga diskutimet që kanë zënë vend që nga mëngje pjesë e panelit sipas agjendës janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Ëess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.

Nga ky samit deri tani kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schëarz, pos folësve ndërkombëtarë e vlerësuan lartë se ky samit ka zënë vend në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Sipas The Economist rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rol unik për të luajtur kundër këtij mjedisi. Ideja se pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk mund të jetë vërtet e bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe politikisht efektive po fiton terren.

Më 5 deri 7 korrik një samit si ky zuri vend në Greqi, e cila u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Pjesë e këtij samiti që u mbajt në korrik ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Më 30 nëntor deri më 1 dhjetor sërish në Greqi do të organizohet “Samiti i Gjashtë i Qëndrueshmërisë për Evropën Juglindore dhe Mesdheun”.

“Në vazhdën e pandemisë Covid-19 dhe pushtimit rus në Ukrainë, ka lindur nevoja për të ripërcaktuar konceptin e qëndrueshmërisë në një bazë globale. Shfaqen sfida të reja të mëdha, të tilla si ndërprerja në sektorin e energjisë, kërcënimi i një krize ushqimore, flukset e reja të refugjatëve, ristrukturimi i sistemeve të shëndetit publik, ndryshimet në vendin e punës dhe marrëdhëniet e punës. Çështjet thelbësore ekzistuese të qëndrueshmërisë, si kriza klimatike dhe humbja e biodiversitetit, varfëria dhe pabarazitë, transformimi i qyteteve, po trajtohen kështu brenda një konteksti të ri”.

“Në këtë sfond, diskutimi mbi qëndrueshmërinë merr një rëndësi të madhe. Shumë pyetje të reja dhe të vjetra kërkojnë përgjigje dhe, më e rëndësishmja, kërkojnë veprim efektiv dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e samitit të radhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera