Lajme

Sami Lushtaku sot u kthye në Komunë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 10 July 2017

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është kthyer në zyrën e tij, të hënën, pas 4 vjet të pamundësisë së ushtrimit të detyrës së tij nga organet e drejtësisë në Kosovë, me akuza për krime lufte. Ai është pritur me duartrokitje nga punëtorët e komunës dhe ka shkelur në objekin e kmunës, gjashtë ditë pasi që është liruar nga të gjitha akuzat nga Gjykata Supreme e Kosovës.

I pari i Skenderajt, të hënën në mëngjes, fillimisht ka takuar komandantin e Staciont të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, e pastaj bashkë edhe me nënkryetarin Fadil Nura ka takuar drejtorët e drejtorive, ndërkohë që nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka informuar kryetarin Lushtaku për të gjitha zhvillimet në komunën e Skenderajt, në veçanti për projektet kapitale që janë realizuar dhe që janë duke u realizuar.

Mandatin e tij të tretë, të fituar me 90 për qind të votave të qytetarëve të Skenderajt, Sami Lushtaku nuk e ka ushtruar fare, pasi që ndodhej në burg. Ai edhe betimin e pati dhënë në përcjellje të mëdha të forcave policore. Në dhjetorin e vitit 2014, kryetari i Skenderajt ishte liruar për t’u mbrojtur nga liria me të gjiithë anëtarët e “Grupit të Drenicës”, por në shkurtin e vitit 2015, Lushtaku sërish ishte kthyer në paraburgim, me vendim të Gjykatës së Mitrovicës. Për aq kohë sa mbrohej nga liria, Lushtaku e kishte ushtruar detyrën e kryetarit, por kontaktet e tij me punëtorët dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë të kufizuara, pasi që nuk lejohej që ai të kontaktonte me më shumë se 8 persona.

-Advertisement-

Kthimi i Lushtaku në komunë ishte planifikuar për të premtën, por interesimi i qytetarëve nga e gjithë Kosova dhe diaspora për ta parë Lushtakun, në pritjen e organizuar tri ditë në oden e familjes  Lushtaku në Prekaz, ka shtyrë kthimin e tij në komunë./zeri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera