Lajme

Sami Lushtaku: Pas luftës ne kemi shkuar tek fshatrat ku jetonin serbët dhe ju kemi thënë që mos të shqetësohen

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 30 September 2020

Në RTK, Sami Lushtaku, zyrtar i lartë i PDK-së ka thënë se civilët serbë janë trajtuar si në luftë ashtu edhe pas luftë në mënyrë të dinjitetshme nga ushtarët e UÇK-së.

Ai tha se ushtarët e Kosovës nuk kanë shkuar të kryejnë sulme as në Beograd e as në Nish, por ata e kanë mbrojtur vendin e vet dhe shtëpitë e veta.

“Ne pas luftës kemi shkuar në ato fshatra ku ka pasur serbë dhe ju kemi thënë që mos të shqetësohen, sepse do të trajtohen si qytetar të Kosovës. Ju kemi thënë se ne nuk do të bëjmë gabime të njëjta sikur ka bërë Serbia”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se është problematike nëse dalin disa dëshimtarë dhe dëshmojnë, kurse në fund dalin të pafajshëm.

“Dëshira më e madhe ka qenë që ta kemi një ushtri të paktën si të Shqipërisë, por ne kemi qenë ushtri e popullit. Ne kemi bashkëjetuar me vrasjen e civilëve. Kemi qenë në mesin e qytetarëve”, ka thënë Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera