Lajme

Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Kurtit pasi përmendi kompaninë e djalit të vëllait të tij

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 10 October 2022

Djegia e veturës së Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, bëri që kryeministri Kurti të vizitojë me mëngjes ShSKUK-në, nga ku doli me konstatim se dy kompani kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre. Njëra prej kompanive është në pronësi të djalit të vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Sami Lushtaku.

Ish-deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku konsideron se kryeministri Albin Kurti ka inat personal me të, kur sot publikisht i qiti “para gjyqit” dy kompanitë “Quantic” dhe “Security Code”, kjo e fundit në pronësi të djalit të vëllait të Lushtakut, Milazimit dhe personit tjetër Esat Tahiri.

Sipas kryeministrit Kurti, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima””.

-Advertisement-

Ish-deputeti Sami Lushtaku thotë se Kurti ka inate personale me të.

“Unë mendoj që kryeministri ka punë me të mençura se me u merr me ato kompani, ai e di që njëra prej kompanive është e djalit të vëllait. Unë mendoj që e ka bë për shkak të deklarimit tim publik që unë i kam thënë Kurtit”, tha Lushtaku për Gazetën Express.

I pyetur se për cilën deklaratë e ka fjalën, Lushtaku u përgjigj:

“Atë deklaratën që i kam thënë Kurtoviq, kjo është ajo, inati personal me mua”, tha më tej Lushtaku.

“Besoj që kompania e jep arsyetimin (del me një reagim)”, përfundoi Lushtaku.

Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq” pas një video të publikuar nga Vetëvendosje ku ish-partitë e pushtetit akuzoheshin për shkatërrimin e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera