Sport

Sami Ahmeti e dërrmoi Vogelin, por gjyqtarët e vlerësuan me barazim!

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 28 September 2025

 

Boksieri shqiptar, Sami Ahmeti, zhvillojë një meç fantastik të shtunën mbrëma.

Ai ishte afër të rrëmbente titullin e botës “WBO Junior”, por në fund gjyqtarët e vlerësuan duelin me barazim.

-Advertisement-

Ahmeti ishte më i mirë se kundërshtari dhe nga ajo që u pa, e meritoi fitoren, por gjyqtarët e vlerësuan me barazim.

Kjo ishte hera e parë që Ahmeti merr barazim. Ka nëntë fitore në boksin profesionist dhe asnjë disfatë.

Në Aschersleben të Gjermanisë, qytet me traditë 100 vjeçare në boks, i riu gjakovar u përballë me Julian Vogel për titullin e Botës në WBO në kategorinë super-welter. Luftoi në shtëpinë e Vogelit, duke treguar paraqitje fantastike.

21-vjeçari kosovar është kampion i botës në WBC titull që vazhdon ta mbajë, kurse 22-vjeçari gjerman mban titullin në WBO dhe e mbrojti atë për herë të tretë.

Merita për arritjet e mëdha të Sami Ahmetit ka Agron Kurtishi – Trajneri dhe Menaxheri që formëson kampionë në Fight Power Academy

Në botën e boksit profesionist, sukseset nuk lindin rastësisht. Pas çdo sportisti të madh qëndron një vizion, një disiplinë dhe një udhëheqje e palëkundur. Për Sami Ahmetin, një prej talenteve më premtuese të boksit shqiptar, ky udhëheqës është trajneri dhe menaxheri i tij, Agron Kurtisi.

Me përvojë të gjatë dhe një reputacion të ndërtuar me shumë mund, Kurtishi ka marrë përsipër jo vetëm përgatitjen teknike të Ahmetit, por edhe drejtimin strategjik të karrierës së tij. Lufta e radhës kundër gjermanit Julian Vogel është prova më e qartë se sa serioze dhe profesionale është kjo punë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy