Lajme

Sallahu konfirmon arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit për rastin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 03 March 2022

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka dhënë detaje për aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës për rastin “Brezovica”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se në mesin e personave që janë arrestuar sot, tre prej tyre janë ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe katër janë pronar të kompanive ndërtimore.

Poashtu ai më tutje ai konfirmoi se janë kryer dhjetëra bastisje lidhur me rastin.

-Advertisement-

“Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore. Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera