Lajme

Sali Berisha: Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 December 2021

Në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi me fjalë sërish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë.

“Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë, ndërsa sulmoi opozitën. Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros”.

-Advertisement-

“Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha, shkruan A2CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera