Sali Berisha: Vuçiq përdorë Asociacionin si pretekst, ka urdhër nga Kremlini që të mos nënshkruajë
Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 17 March 2023
Ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha është deklaruar rreth takimit të nesërm në Ohër.
Berisha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq nuk do të nënshkruajë asgjë.
Sipas tij, ai do të përdorë si pretekst Asociacionin, ndërsa ka urdhër nga Kremlini që të mos nënshkruajë asgjë.
Postimi i plotë:
Çfarë pritet nesër në Ohër!
Të dashur miq, nesër në Ohër zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe rajonin, midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së.
Në këtë takim parashikohet të firmoset marrëveshja franko-gjermane. Kryeministri i Kosovës deklaroi në Bruksel se ai ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen kurse presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh se ai e pranon marrëveshjen, por nuk e firmos. Si pretekst ai nxori Asociacioni Etnonacionalist suprakushtetues të cilin ai e di mirë se nuk mund të pranohet.
Në të vërtetë ai po përdor si pretekst Asociacionin, por arsye kryesore që ai ndofta nesër nuk firmos është urdhri nga Kremlini që ai të mos pranojë marrëveshjen franko-gjermane. Kjo sepse kjo marrëveshje kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të të dy vendeve me politikën e jashtme të BE-së, ç’ka do të thotë se Serbia duhet të zbatojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Por nesër është një rast shumë i veçantë që Serbia të largohet nga ombrella ruse e cila i ka sjellë vetëm disfata dhe të rreshtohet në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Duke patur parasysh se çfarë përfaqëson Aleksandër Vuçiç dhe e shkuara e tij vështirë se ai do arrijë të marrë nesër vendimin e duhur.
Megjithatë le t’i urojmë suksese takimit të Ohrit.
Të tjera
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...