Lajme

Sali Berisha kërkon sërish largimin e Edi Ramës: As tanket e Putinit se mbajnë dot në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 26 January 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi thotë se ai kërkoi që të godiste opozitën nëpërmjet aferës me agjentin e FBI-së Charles McGonigal

Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit. As tanket e Putinit s embajnë dot në pushtet’- u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera