Sport

Salah, zgjidhet lojtari i muajit tetor në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 10 November 2023

Mohamed Salah është zgjedhur lojtari i muajit tetor në Premier League.

Sulmuesi i Liverpoolit e fitoi këtë çmim për herë të pestë në karrierë, pasi shënoi pesë gola gjatë muajit të kaluar.

Salah i realizoi dy gola në dy takimet, në barazimin 2-2 ndaj Brighton & Hove Albion dhe në fitoren 2-0 ndaj Evertonit në “Anfield”.

-Advertisement-

Egjiptiani ishte në mesin e golashënuesve edhe në triumfin ndaj Nottingham Forest me rezultat 3-0.

Asi i Liverpoolit gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 10 gola.

Përndryshe, Salah e ka barazuar Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien duke e fituar këtë çmim për herë të pestë, teksa tani ka më së shumë se çdo lojtar aktiv në Premier League.

Më së shumti çmime të Lojtarit të Muajit kanë Sergio Aguero dhe Harry Kane me shtatë. Një pak e kanë Steven Gerrard dhe Cristiano Ronaldo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera