Lajme

Sakrifica e mësuesit, dy orë rrugë për gjashtë nxënës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 07 March 2018

Shkon dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…”, e nis rrëfimin e tij mësuesi Veiz Qosja.
Ai është 61 vjeç dhe ende e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon mësues. Vetë ka 9 fëmijë ndërsa gjithë jetën e tij ja ka kushtuar edukimit të mijëra të tjerëve.

“Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim, lodhjen sakrifice”, thotë mësues Qosja.

Me kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës, por përkushtimi nuk ka ndryshuar dhe misioni i tij mbetet i njëjtë.

-Advertisement-

“Kjo nuk ndodh se jemi vetë prind dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësues Veizi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera