“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 19 April 2024
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes së 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për Asociacionin që doli nga kjo marrëveshje, Kurti në këtë deklaratë përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2015 që ishte nënshkruar atëherë nga ish-kryeministri Mustafa dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që në atë kohë ishte kryeministër.
“Zbatimi i neneve për ‘Asociacionin’ u përcoll me një marrëveshje tjetër të parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore që u pat arritur dy vjet më vonë, më 25 gusht të vitit 2015, nga kryeministrat e asaj kohe Mustafa dhe Vuçiq. Kjo e fundit përfundoi në Gjykatë Kushtetuese në dhjetor të atij viti. Doemos, pasi që marrëveshja e vitit 2015 buronte nga ajo e vitit 2013, gjykata u mor me të dyja. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve, shkelnin parimet e kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik. Pas këtij vendimi të Gjykatës ku ‘Asociacioni’ me fushëveprimin dhe kompetencat e parapara shkelte rëndë Kushtetutën, marrëveshja u shkel nga Serbia në nenet tjera të saj”, tha sot Kurti.
Por, këtë deklaratë, Mustafa po e quan “sajesë dhe gënjeshtër”.
“Kurti do duhej ta dijë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:. Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje”, iu përgjigj Kurtit Mustafa.
Ish-kryeministri thotë se gjykata ka thënë se “Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore” të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.
“Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, shton ai.
Mustafa konteston Kurtin edhe për Marrëveshjen Bazike të dakorduar vitin e kaluar me Serbinë.
“Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bën të paparagjykuar për palët. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko-territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet”.
Reagimi i plotë i Mustafës:
Miq të nderuar,
Duke komentuar Marrëveshjen e vitit 2013 dhe Dokumentin për parimet, të vitit 2015 Kurti, në shkrimin e tij të botuar sot në gazetën Express, shkruan se “Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve shkelnin parimet e Kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik”.
Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:. Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje.
Në pikën III. KONSTATOHET që Parimet, siç; janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.
Në përfundimet e aktgjykimit, pika 6, fq. 38 thuhet: “Gjykata vëren se akti juridik dhe Statuti , si dhe amendamentet e tij, do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”. Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese.
Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti.
Kurti shkruan në këtë artikull se “Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj Asociacionit”. E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bën të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko-territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet.
Nuk kam dëgjuar ta ketë kërkuar këtë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese!
Sa i përket njohjes de facto dhe normalizimit, këtë i “vërtetoi” Serbia edhe ditëve të fundit. Në Strasburg, në KiE Kosovën e konsideronte se “ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, ndërkaq dje maltretoi, arrestoi dhe pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Kosova. Para kësaj, në Banjsko tentoi ta njohë de facto pavarësinë e Kosovës me terroristë të armatosur deri në dhëmbë me arsenal ushtarak.
Të tjera
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...