Auto&Tech

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 03 May 2023

Safari është shfletues interneti i Apple që vjen i instaluar në çdo Mac, iPhone dhe iPad.

Vitin e kaluar, shfletuesi humbi vendin e dytë ndaj Microsoft Edge në renditjen e shfletuesve të internetit më të njohur në botë, transmeton Telegrafi.

Por të dhënat e reja tregojnë se shfletuesi i Apple e ka kaluar sërish Edge-in dhe është kthyer në vendin e dytë si shfletuesi më i përdorur në botë për desktop.

-Advertisement-

Sipas Statcounter, i cili mat popullaritetin e shfletuesve të uebit bazuar në të dhënat e mbledhura nga faqet e internetit të shumta, Safari është përsëri shfletuesi i dytë më i popullarizuar për ueb në botë.

Më konkretisht, 11.87 për qind e përdoruesve të desktpopit e kanë përdorur rregullisht Safarin, derisa Microsoft Edge tani renditet i treti me 11 për qind.

Google Chrome në anën tjetër mbetet shfletuesi më i përdorur i uebit për desktop në botë me 66.13 për qind të pjesës së tregut. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera