Lajme

Sabiha Shala: Do të investojmë 24 milionë euro për ta ndryshuar Pejën

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 01 October 2017

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka vizituar sot banorët e lagjës “Xhemajl Kada” në Pejë.

Ajo u premtoj se gjatë qeverisjës me Pejën do të realizohen 36 projekte kapitale dhe do të investohen 29 milionë euro, shkruan Infokusi.com

Gjatë takimit Shala u zotua se qytetarët mund të kerkojnë llogari nga ajo dhe stafi i saj për të gjitha premtimet e bëra.

-Advertisement-

Kjo vizitë u realizua në kuadër të fushatës zgedhore ““Dorë më dorë”

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e plotë të Sabiha Shalës:

“Po e shoh çdo ditë shpresën për ndryshim të cilën e kemi sjellur tek qytetarët e Pejës. Edhe sot në kuadër të fushatës “Dorë më dorë” ma konfirmuan mbështetjen banorët e lagjës “Xhemajl Kada”.

I premtuam qeverisje të pastër, pa korrupsion e nepotizëm e në shërbim te sëcilit qytetar, realizim te 36 projeketeve kapitale dhe që do i investojmë 29 milionë euro për ta bërë Pejën ndryshe nga ajo që e shohim sot.

Programin tim për qeverisjen e Pejës me të gjitha zotimet e mia do ta kenë në duar secili qytetar i Pejës dhe deri në fund të mandatit mund të kerkojnë llogari nga unë dhe stafi im për keto zotime.

Jam e bindur se do e ndryshojmë bashkarisht Pejën.�#ForcaeNdryshimit94 po vjen”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera