Sa do të paguhen Policia e Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 12 September 2018
Ditën kur kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për paga, kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur t’i përgëzoj një kategori të veçantë të punonjësve shtetëror.
Urimin ua ka dedikuar zyrtarëve policorë të Kosovës, duke thënë se Qeveria është përkujdesur që atyre t’u siguroj paga të dinjitetshme, shkruan AktivPress.
“Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!”, pati thënë ai.
Të njëjtën deklaratë e forcoj në ditën kur Policia shënoj 19 vjetorin e themelimit të saj.
“Jeni përballur me shumë dilema, ju dhe familjet e juaja, por asnjëherë nuk keni dështuar edhe pse në shumë etapa të jetës tonë, vendi, jeta ju ka nxjerrë para shumë sfidave, ju nuk keni dështu, por e keni mbajtur nivelin e duhur, përgjegjësinë në punë, përgjegjësinë ndaj ligjit dhe ndaj qytetarëve dhe Kosova nuk do të dështoj ndaj jush, do t’ju dalë zot”, tha Haradinaj.
Por çfarë pagash do të marrin policët në rast se Kuvendi i Kosovës e miraton dokumentin e Qeverisë.
Në Projektligjin për paga, një kopje të të cilit e ka AktivPress, pozitat e policëve janë të shpërndara në tabelë varësisht nga koeficientet, por gazeta ka bërë kalkulimin e secilës pagë, duke nisur nga ajo më e ulëta e deri te ajo më e larta.
Në Projektligj është specifikuar se vlera e një koeficienti të pagës është 239 euro. Mirëpo, aty thuhet shprehimisht se përjashtim bëjnë zyrtarët policorë, pasi koeficienti i pagës bazë të tyre do të jetë 30% më i lartë se sa ai i përcaktuar në tabelat e pagave që ndahen nga shteti.
Kështu, një kadet policor parashihet të ketë koeficientin 1. Paga e tij do të jetë 310 euro.
Pagën më të lartë se kadeti do ta ketë polici i ri. Me koeficient 1.45 ai do të marrë 450.51 euro.
Një shkallë më lartë është polici. Me koeficient 1.55, ai do të marrë 481.58 euro.
Pastaj vjen polici i lartë me koeficient 1.70. Paga e tij llogaritet 528.19 euro.
Me koeficient 1.85 është rreshteri i Policisë. Ai parashihet të merr 574.79 euro.
Pagën më të lartë se rreshteri do ta ketë togeri. Me koeficient 2.10, paga e tij llogaritet të jetë 652.47 euro.
Kapiteni i Policisë është kualifikuar me koeficient 2.30. Rrjedhimisht paga e tij rezulton të jetë 714.61 euro.
Fill pas tij vjen majori. Koeficienti i pagës së tij është 3, që i bie që ai do të marrë 932.1 euro.
Pagën katërshifrore do ta ketë nënkoloneli. Me koeficient 3.5, ai do të marrë 1087.45 euro.
Koloneli do të paguhet sipas koeficientit 4. Kështu paga e tij rezulton të jetë 1242.8.
Ndihmësdrejtori i Departamentit të Policisë ka koeficientin 4.8. Paga e tij rezulton të jetë 1491.36 euro.
Në rangim vije pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë. Koeficienti i pagës së tij është përcaktuar të jetë 5.4. Kështu paga e tij, do të jetë në lartësinë prej 1677.78 euro.
Dhe në krye të listës është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Koeficienti i pagës së tij është 6. Shprehur në të holla, paga e tij është 1864.2 euro.
Kalkulimet janë bërë vetëm për pagën bazë, pa i llogaritur shtesat e mundshme që i marrin policët për rrezikshmëri dhe për aspekte të tjera.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...