Rozë

Sa shumë është rritur vajza e Mc Kreshës

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 08 September 2020

Reperi i njohur, Mc Kresha në qershor të këtij viti u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vajzë, të cilës çifti i vendosën emrin Iza.

-Advertisement-

Kurioziteti ka qenë i madh për vajzën e Kreshës, pasi çifti e kanë ruajtur vogëlushen sa më larg rrjeteve sociale. Mirëpo, “iconstyle.al” ka siguruar një foto të Izës, të parën të publikuar në internet, ku vogëlushja shihet në krahët e së ëmës, e cila është rritur goxha.

Kresha festoi para tre ditësh ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk mungoi një dhuratë nga Erzina, e cila i ka dhuruar reperit një gramafon për të dëgjuar muzikë.

Kresha e ka pëlqyer së tepërmi dhuratën e së shoqes, të cilën e ka puthur dhe përqafuar plot dashuri në mes të miqve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera