Lajme

Sa qenë endacakë ka adoptuar kryetari Përparim Rama?

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 01 January 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një intervistë të dhënë për edicionin festiv të emisionit ekskluziv për kryeqytetin ” Ju flet Prishtina”,  ka bërë të ditur se ai bashkë më familjen e tij e kanë adoptuar një qen endacakë.

Ai poashtu ka treguar sesi e ka emërtuar vajza e tij qenin e adoptuar.

Në mes tjerash i pari i kryeqytetit ka thënë se nuk i marrin 50 eurot si masë mbështetëse për familjet që adoptojnë qenë endacakë.

-Advertisement-

” Po, një. Unë s’i kam kërkuar ato 50 euro domethënë ne nuk i marrim 50 euro, mirëpo e kemi adoptuar një qen të vogël që tash është rritur, ia kanë lan emrin “Fisteku”, tregon i pari i kryeqytetit, njofton Klan Kosova.

Rama tregoi se numri i qenve të adoptuar është më pak se 70-të, numër ky hiç i kënaqshëm.

“Qentë janë kafshë të mirat krejt çka kërkojnë ndoshta një trajtim të mirëfilltë dhe ne si shoqëri duhet me ofru këtë mundësi, mirëpo po them duhet me pas ligjin e po ashtu edhe buxhetin që na mundëson një trajtim të mirëfilltë dhe po ashtu nivelin qendror që e ndihmon edhe nivelin komunal”, tha Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera