Lajme

Sa po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 24 December 2021

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, po përballen me pritje tëpër të gjata nëpër pikat kufitare..

Atyre po u bie që të presin deri në katër orë për të hyrë në vend.

Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.
240 minuta janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare. Kolona atje aktualisht është 400 metra.

-Advertisement-

Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkohë, për të dalë nga vendi, ju duhet të prisni më së shumti 15 minuta.

Sipas MPB’së, të gjitha rrugët që shpiejnë për në këto pikëkalime kufitare janë të kalueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera