Ekonomi

Sa para më shumë do t’i marrin shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësorë me rritjen e pagës

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 12 January 2018

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë.
Kjo rritje prej 4 për qind, kthyer në vlerë monetare është 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë.

Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.

-Advertisement-

Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës janë ndarë mjete financiare në shumë prej 54,850,00 (pesëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin multikulturor “Flaka e Janarit” 2018, në Komunën e Gjilanit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:

Izedin Bytyqi-MPMS,
Hysnije Maloku- MF,
Rexhep Bllaca-MTI,
Veton Alihajdari-MASHT,
Veton Firzi-MKRS,
Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Avni Ajdini -BSPK,
Safet Gerxhaliu-OEK,
Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.

Është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Zonat Kadastrale Nikaj dhe Soponicë, Komuna e Kaçanikut dhe Zona Kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit.

Është miratuar edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale” sh.a Mitrovicë, me 100% pronare të aksioneve nga KK Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera