Sport

Sa para pritet që të fitojë Drita nga UEFA, a do përforcohet ajo

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 04 August 2018

Drita në këtë edicion u kurorëzua me titullin kampion në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që për herë të parë mori pjesë në garat para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Drita , në mbrëmjen e së enjtes i tha lamtumirë garave evropiane, përcjell Insporti. Drita u eliminua në turin e dytë të Ligës së Evropës nga Dudelange e Luksemburgut me rezultat të përgjithësi pas dy ndeshjeve, 3:2.

Drita mori pjesë edhe në fazës para-kualifikuese në Ligën e Kampionëve ku i mposhti dy kundërshtarë për tu eliminuar më pas nga Malmo e Suedisë.

-Advertisement-

Arkat e Dritës janë pasuruar në këtë verë ndërkojë që drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli foli për cështjen në fjalë. “Tek në muajin nëntor e dimë sakt se sa para do ti arkëtojmë nga UEFA”, ka thënë Fisnik Kërçeli për Insporti.

1.3 milionë euro është shifra qëpritet të fitojë Drita nga garat evropiane, por Kërçeli nuk konfirmon një gjë të tillë.

Albin Krasniqi, Eri Lamçja dhe Zgjim Mustafa ishin lojtarët e vetëm rezervistë. Të tre ata të ardhur në këtë verë në Dritë, prej ku janë larguar dy-tre emra të mëdhenj, si Leutrim Kryeziu e Kastriot Rexha. Të treve Isufi ua dha shansin, por ata nuk treguan asgjë.

Arbër Shala, Betim Haxhimusa janë dy ardhjet tjera të reja të Dritës së bashku me portierin Edvan Bakaj.

“Drita i ka bërë shtatë përforcime dhe janë larguar katër lojtarë. Vetëm një lojtar i përbërjes bazë është larguar dhe ai është Kastriot Rexha të cilin e kemi patur si synim ta ndalim, por nuk ia kemi arritur qëllimit”, përfundoi Fisnik Kërçeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera