Sport

Sa para ka fituar Drita deri në fazën e parë të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 30 June 2018

Klubi gjilanas ka hyrë në histori të futbollit kosovar, me fitoren ndaj Lincoln Red Imps(1-4), që i siguroj Dritës pjesëmarrjen në rundin e parë të Champions League.

Drita do t’i marrë 260 mijë euro për shpalljen kampionë dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Pasi kaluan fazën para kualifikuese, Bardhekaltrit pritet t’i marrin 220 mijë, të cilat i kanë të sigurta ekipet e fazës së parë eliminatore.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar javë më parë edhe menaxheri për licencim të klubeve në FFK, Bajram Shala.

“Te pjesa financiare nuk ka ndryshim. 480 mijë do t’i marrë kampioni, që luan në Champions dhe 215 mijë ekipi që luan në Europa League. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën e kualifikimit, respektivisht me aspektin sportiv, por jo me atë të pjesës financiare. Është plotësisht e njëjtë”, ka thënë ai.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Krahas 480 mijë eurove që pritet t’i marrë nga UEFA, Drita do të shpërblehet edhe në rrafshin vendor.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta shpërblejë klubin gjilanas me 30 mijë euro që është shpallur kampion, ndërsa ky klub nga të drejtat televizive do t’i marrë edhe 20 mijë euro, një shpërblim ky linear për të gjitha klubet e Superligës.

Në total kjo i bie që Drita do t’i përfitojë 530 mijë euro, pra rreth gjysmë milioni, ndërsa që gjilanasit do të gjenerojnë të hyra edhe me ndeshjen e rundit të parë të Champions League me Malmo FF.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera