Lajme

Sa para i ka ndarë qeveria Kurti për blerjen e vaksinave anticovid për vitin 2022?

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 09 November 2021

Mbi 30 milionë euro i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ‘shërbimet farmaceutike” në buxhetin e miratuar me 29 tetor.

Gazeta Infokus është interesuar të dijë se sa prej këtyre mjeteve janë ndarë për blerjen e vaksinave anticovid.

Në një përgjigje nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Infokus kanë thënë se ende nuk dihet se sa para do të shkojnë për blerjen e vaksinave.

-Advertisement-

Kjo sepse sipas tyre kjo varet nga çmimi i vaksinave dhe nga negociatat dhe se sa doza do ët jenë të nevojshme.

Mirëpo sipas MSH-së buxheti pritet të rishikohet edhe një herë në mes të vitit 2022.

“Ne draft buxhetin për 2022, 30.180.962 euro janë për programet farmaceutike ku hyjnë barnat për Kujdesin Parësor Shëndetësor, programet e veçanta si vaksinat kundër gripit sezonal, kundër COVID-19 dhe terapitë për disa programe te caktuara te cilat i mbështet Ministria. Sa do te jene prej këtyre mjeteve vetëm për vaksina, kjo do te varet nga negocimi i tyre , nevojat dhe çmimi me te cilën do te blihen, por buxheti ekziston dhe i njëjti i nënshtrohet rishikimit ne mes te vitit qe vjen”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

E në draft buxhetin e miratuar dhe të publikuar nga Ministria e Financave thuhet se 30 milionë e 180 mijë euro janë planifikuar për “Shërbime farmaceutike.

Kujtojmë se deri më tani në vend me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar vetëm 742.830 qytetarë ndërsa 842 mijë e 214 persona kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anticovid.

E në javën e fundit në vend ka filluar të bie interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar.

Shifra e fundit e të vaksinuarve për 24 orë, është 3 mijë e 658 të vaksinuar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera