Lajme

Sa milionë euro humbi Trusti gjatë vitit 2022?

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 06 February 2023

Rreth 120 milionë euro ka qenë kthimi negativ në investime gjatë vitit të kaluar i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për sistemin financiar, ku bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e aseteve të këtij institucioni ka kaluar shumën prej 2.4 miliardë euro.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës javë më parë ka rrëzuar kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e një përqindje të caktuara të mjeteve të Trustit, kërkesë kjo që u kundërshtua ashpër nga deputetët e Levizjes “Vetëvendosje”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera