Sa leje ndërtimore u lëshuan në kryeqytet gjatë këtij viti?
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 20 February 2021
Që nga fillimi i viti 2021, drejtoria e Urbanizmit në komunën e Prishtinës ka lëshuar 14 leje ndërtimore.
Ndërsa, sa i përket programit të tretë për lehtësimin e procedurave për legalizimin e objekteve pa leje, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, tha se që nga gushti i vitit 2019 janë legalizuar 533 objekte banimi.
“Në vitin 2020 kemi pas një rënie të vogël të numrit të lejeve të lëshuara, pra i kemi pasë 151 leje ndërtimore të lëshuara, në krahasim me 182 të viti paraprak dhe i kemi lëshuar 815 mijë metra në krahasim me 911 mijë nga viti paraprak. Kemi prit një rënie shumë të madhe për shkak të pandemisë, kjo ka qenë një surprizë e mirë për shkak se nuk kemi pasë rënie aq sa kemi prit. Këtë vit nga një janari deri më tani i kemi lëshuar 14 leje ndërtimore. 7 të kategorisë së parë dhe 7 të kategorisë së dytë, duket mjaftë premtuese edhe ky vit dhe shpresojmë që do të kemi kërkesa ende pasi ndërtimi është industri e rëndësishme në ekonominë tonë dhe ndikon në punësim dhe në rritje ekonomike”, u shpreh ai.
Tutje, Olluri thotë se programi i tretë për lehtësimin e procedurave për legalizimin e objekteve pa leje, po rezulton i suksesshëm, pasi këtë herë kanë pasur më shumë kërkesa nga qytetarët për t’iu nënshtruar procedurave ligjore.
“Ligji i ri që është hy në fuqi dhe që është në fuqi tani e ka thjeshtëzuar procedurën shumë, sidomos për kategorinë e parë. Procedurat janë të thjeshta kërkohet dokumentet e pronësisë, formular i aplikimit, një deklaratë nga pronari që e merr përgjegjësinë e sigurisë së objektit dhe incizimi gjeodezik. Pra numri i dokumenteve që kërkohet është shumë i vogël, dhe procedura është thjeshtëzuar shumë, përveç kësaj është ulë edhe kostos. Do me thënë për kategorinë e parë është vetëm 1 euro metri katror, për kategorinë e dytë është pak ma shtrenjtë, është 2 euro metra katror dhe dokumentet që kërkohen janë pak më shumë se për kategorinë e parë, përveç dokumentet që sapo i përmenda, te kategoria e dytë kërkohen edhe raportet për secilën fazë të inxhiniereve të fushave të caktuara. Kërkohet një raport i inxhinierit të statikës i cili e konstaton që statika i plotëson kushtet e objektit, gjithashtu edhe elektrikes, pra për secilën pjesë kërkohet një raport i inxhinierit i cili konstaton që objekti i përmbush kushtet për m’u legalizua”, tha ai.
“Ky është programi i tretë që zhvillohet në komunën e Prishtinës, pra fillimisht legalizimi i objekteve pa leje kishte filluar në vitin 2010 me një rregullore komunale, pastaj Ligjin për legalizimin e objekteve të programit që fillojë në 2014 deri në vitin 2016, dhe tani ky është programi i tretë, i cili ka fillua në gusht të vitit 2019. Unë e konsideroj të suksesshëm duke e krahasuar me dy programet paraprake, pra përderisa në dy programet paraprake që janë zhvillua për vite tërë është arrit me u legalizua vetëm rreth 200 objekte, ne gjatë këtij programit që nga gushti i vitit 2019 kemi arrit me i legalizua 533 objekte. Sipas një vlerësimit, përafërsisht janë lirua në kapital financiar diku 70 milionë euro, pra vlerën e përafërt të këtyre objekteve e kemi llogaritë që është afërsisht 70 milionë euro, vlerë financiare që mundet me u shfrytëzua me iu qas kapitalit financiar. Andaj te krahasua me programet dhe te marr parasysh që kemi qenë në kohë pandemie, po konsideroj që ka qenë mjaftë e suksesshme deri më tani, por shpresoj që kërkesat të rriten dhe ne ta rrisim intensitetin e punës, numri i objekteve pa leje në komunën e Prishtinës llogaritet të jetë diku 46 mijë ndërtime”, u shpreh Olluri.
Sipas ligjit të ri për ndërtimet pa leje në Kosovë, trajtohen vetëm objekte të filluara para 5 shtatorit të vitit 2018. Ndërsa, objektet e ndërtuara para viti 2004 janë të liruara nga pagesa për taksë.
“Afati i aplikimit është deri në shtator të këtij viti, ky afat mundet me u zgjat me vendimin e Qeverisë edhe për një vit, kjo është rrethanë e mundshme por nuk e dimë nëse ndodhë. Ky është afat shumë i rëndësishëm pasi trajtimi i objektit bëhet edhe pas kalimit të këtij afatit, por nëse nuk aplikohet brenda këtij afatit, hynë në listë të rrënimin”, tha Olluri.
Megjithatë po konsiderohet se nga ky ligj po favorizohen personat që kanë ndërtuar pa leje, pasi kostoja është shumë më e ulët, sesa për personat që u janë nënshtruar procedurave ligjore. Sipas Ollurit ky është një realitet i hidhur dhe i padrejtë, por që siç thotë ai ndryshe kjo dukuri nuk mund të trajtohet.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...