Rozë

Sa kushtojnë këpucët e hirushes që veshi Xhensila në dasëm

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 03 September 2017

Me të gjithë elementët e saj specifikë, kushdo mund të kuptojë që dasma e Xhensilës dhe Besit ishte një dasmë e kushtueshme. Kureshtja e publikut për vlerën e çdo elementi më vete ka përfshirë edhe bashkëpunëtorët e nuses dhe të dhëndrit.

Në videon që grimierja e Xhensilës, Sellma Kasumoviq, postoi mbrëmjen e 1 shtatorit, duke treguar këpucët e nuses, janë të shumta komentet e ndjekësve për këtë zgjedhje magjike, pa lënë mënjanë edhe pyetjen klasike: sa është çmimi i tyre?

-Advertisement-

Siç shkruhet edhe në faqen e markës së famshme të këpucëve, Jimmy Choo, këto këpucë janë krijuar enkas për raste të veçanta, siç është edhe martesa.

Me një dizjan unik, këto këpucë përrallash janë krijuar enkas për të gjitha ato që duan të kenë jetën e Hirushes të paktën për një natë në jetën e tyre.

Jimmy Choo vijnë në tri ngjyra të ndryshme. Me kristale të pastra Swarovski (deri në 7 mijë gurë) që mbulojnë të gjithë këpucën dhe takën e saj, ky propozim i ri i firmës së famshme është në gold, argjend dhe me gurë të zinj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera