Lajme

Sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 18 December 2023

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka ndarë disa informacione shtesë për ditët e qëndrimit brenda zonës Shengen për qytetarët e Kosovës të cilët udhëtojnë për në zonën Shengen pas 1 janarit 2024.

Sipas tyre mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen.

“Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Periudha e llogaritjes së 90 ditëve fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen.

Më tej aty thuhet se “nëse më datë 1 janar 2024 ju hyni për herë të parë në zonën Shengen ju keni të drejtë qëndrimi vetëm deri me 30 mars, 2024. Periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon pas 180 ditësh ose më saktë me 29 qershor 2024, kur ju përsëri mund të udhëtoni”.

“Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore. Ju mund të hyni në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë periudhës 90 ditëshe. Por, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj si periudhën e përgjithshme të qëndrimit, e cila nuk duhet të kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda periudhës 180 ditëshe”, vijon në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera