Sport

Sa ka ndikuar te lojtarët lajmi për largimin e Bunjakut? Kështu përgjigjet kapiteni i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 05 October 2017

Kapiteni i Kosovës shpreson që sa më parë Kombëtarja të arrijë fitoren historike, kjo është për hatër të Bunjakit që do të largohet pas dy ndeshjeve të ardhshme.

Kapiteni i Kosov, Samir Ujkani, shpreson që Kosovë të marrë një fitore në dy ndeshjet e mbetura në mënyrë që të përshëndet me triumf historik trajneri, Albert Bunjaki, i cili do të largohet nga Kombëtarja pas këtyre kualifikueseve për Botëror.

“Sa ka ndikuar të lojtarët lajmi se do të largohet Bunjaki? Ne duam sa më shpejt të arrijmë një fitore, të marrim rezultat pozitiv për trajnerin për popullin tonë. Trajneri na ka motivuar gjithmonë dhe ne si lojtarë do ta falënderojmë gjithmonë çka ka bërë për neve dhe shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitiv që t’ia japim trajnerit këtë fitore”, ka thënë Ujkani.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera