Sa javë pas vaksinimit për COVID-19 mund ta merrni vaksinën kundër gripit sezonal
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 28 October 2021
Në sallën “1 Tetori”, e cila tash e disa muaj është shfrytëzuar për vaksinimin kundër COVID-19, nga sot ka nisur edhe vaksinimi kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e kësaj vaksine nga sot ka nisur të bëhet në gjithë Kosovën pasi nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë arritur që 140 mijë dozat e siguruara t’i shpërndajnë me kohë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Por përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha ka thënë se këto vaksina do të merren nga personat e moshuar mbi 65-vjeç, ata me sëmundje kronike dhe profesionistët shëndetësorë.
“Përmes UNICEF-it jemi furnizuar me 140 mijë doza dhe të gjitha janë shpërndarë sipas planifikimit që bën IKSHPK njësia e vaksinimit dhe sot është dhënë edhe njoftimin në faqen e MSH-së ka filluar dhe vaksinimi me gripin sezonal do të jepet sipas indikacioneve për moshat mbi 65-vjeç, për personat me sëmundje kronike për persona që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe për fëmijët në rast me indikacione… Në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas informacioneve që kemi është bërë shpërndarja”, ka thënë Berisha.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se është fat se kësaj radhe këto vaksina erdhën në një kohë më të mirë sesa herët e kaluara.
Ai njoftoi për shkaqe teknike është vendosur që vaksinimi kundër gripit sezonal në kryeqytet të bëhet në “1 tetori”, ndërsa kanë në dispozicion 14 mijë doza të kësaj vaksine, por që zakonisht shfrytëzohen 12 mijë.
“Për shkak të sistemit dhe modulit të ri të futjes së të dhënave për qytetarët që marrin vaksinën gjë që nuk ka qenë më herë tash në këtë sistemin e ri shëndetësor duhet të futen të dhënat jo që QKMF nuk kanë sistem, por problem është te pajisjet dhe mbikëqyrja që është e pamundur në 10 qendra të mbikëqyret sepse bie sistemi. Procesi po shkon mirë jemi këtu që nga orët e hershme të mëngjesit nga ora 08:00 qytetarët veçse kanë filluar të vijnë dhe orët e pasdites do të rritet informimi te qytetarët… Vaksina kundër gripit sezonal ka mjaftueshëm, i kemi 14 mijë doza në stok, zakonisht i shfrytëzojmë 12 mijë aq është numri që kërkojnë qytetarët dhe do të ketë mjaftueshëm dhe kështu që nuk ka nevojë për t’u shqetësuar dhe krijuar grumbuj të njerëzve”, ka thënë ai.
Gashi ka theksuar se aktualisht kanë pesë ekipe që po bëjnë administrimin e kësaj lloj vaksine, por që varësisht nga interesimi i qytetarëve kanë kapacitete të tjera shtesë. Gashi beson që procesi i shpërndarjes së vaksinës kundër gripit sezonal do të përfundojë për një muaj.
“Kemi vendosur të punojmë me 5 ekipe në të njëjtën kohë dhe kemi menduar që është mjaftueshëm dhe në momentin që do të ketë kërkesa më shumë, kemi kapacitet të shtojmë edhe 6-7 ekipe që të punojnë në të njëjtën kohë, është e organizuar në tri pjesë… Zakonisht, brenda muajit përfundon i tëri brenda një muaji shumica e atyre që veçse planifikojnë të vaksinohen kryhet, nuk zgjat më shumë se një muaj, por ne nuk e ndërpremë pavarësisht që jemi në fund të tetorit do të jetë nëntorit dhe pjesa e dhjetorit, por ajo që preferohet nga ekspertët është që vaksinat të merret në muaji tetor dhe fillim të muajit nëntor dhe jo më vonë”, ka theksuar Gashi.
Lidhur me dilemat se a duhet të merret vaksina kundër gripit sezonal tashmë kur qytetarët janë imunizuar me atë kundër COVID-19, Gashi ka thënë se gjithsesi që duhet të vaksinohen edhe me këtë vaksinë, por që doza e vaksinës kundër gripit duhet të merret dy javë pas vaksinimit me dozën e dytë të COVID-19.
“Duke marrë parasysh që vaksinat kundër gripit është katër valente, është vaksinë për katër viruse dhe ka dallim virusi prej virusit. Është e arsyeshme që të merret dhe këtë e përcjelli te qytetarët, por qytetarët duhet të dinë se vaksina kundër gripit sezonal duhet të merret dy javë pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID, jo në intervalin kohor kur e kanë marrë vaksinën duhet të pritet dy javë dhe pastaj të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal”, ka thënë ai.
Të moshuarit kishin mjaft interesim për të vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Qysh herët në mëngjes në “1 Tetori” erdhi edhe Jahir Morina i cili ka thënë se nuk ka hezituar aspak për t’u vaksinuar.
“E marr çdo vit, e kam marr edhe vjet dhe të pleqërisë, e kam marr dhe gjithë i marr… Pasi dëgjova thash, po shkoj po e marr, e kam marr gjithë asgjë keq nuk më bën”, është shprehur ai.
Vaksinën kundër gripit sezonal edhe kësaj radhe e mori edhe Sabrie Krasniqi, e cila është shprehur e kënaqur me organizimin e shpërndarjes së këtyre lloj vaksinave.
“E mora vaksinën, shumë mirë është duke shkuar, i falënderoj motrat, mjekët këta punonjës se ma mirë dhe mbarë nuk ka… Ne nuk e kemi dëgjuar lajmin, por një vajzë e kam profesoreshë, më tregoi që jepen sot vaksinat sot këtu dhe kemi ardhur… Për çdo vit e marrim dhe na ndihmon shumë“, është shprehur ajo.
140 mijë dozat e vaksinës kundër gripit sezonal në Kosovë kanë arritur gjatë ditës së martë. Për dallim nga vitet e kaluara imunizimi me këtë vaksinë po ndodh më herët, pasi vitet e kaluara ka pasur vonesa në administrimin e tyre ku zakonisht shpërndaje e vaksinës kundër gripit sezonal ka ndodhur në muajin dhjetor./KP
Të tjera
-
Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrik...
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...