Sa janë gjasat që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid?
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 04 May 2022
Muaji prill është cilësuar si muaji i përvjetorëve të vrasjeve dhe masakrave më të mëdha që Serbia ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Vetëm në muajin prill të ’99-ës forcat ushtarake dhe policore serbe sipas të dhënave, vranë mbi 4000 civilë shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Gjatë luftës, forcat serbe ekzekutuan mbi 13 mijë shqiptarë, kryen mbi 400 masakra, policët e ushtarët serbë dhunuan mbi 20 mijë femra, dogjën e shkatërruan pothuajse tërë infrastrukturën.
Për këto ka fakte e dëshmi. Madje për mbledhjen e sa më shumë materialeve që tregojnë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, Ministria e Drejtësisë e kishte hapur edhe një adresë elektronike, në të cilën qytetarët mund të dërgojnë materiale që faktojnë krimet serbe. Për këtë në Ministri thonë se janë duke pranuar në vazhdimësi materiale të tilla.
“Është hapur ajo adresë, ne në vazhdimësi jemi duke pranuar materiale dhe ju e dini që Ministria e Drejtësisë këtë e ka një ndër çështjet me prioritet. Këtë javë finalizohet një draft i parë i Ligjit për institutin, besojmë që në javën e ardhshme do të jetë në konsultime paraprake publike dhe diku në qershor besojmë ta kemi ligjin të votuar në Qeveri dhe pasi ligji të kalojë procedurat e rregullta të miratimit edhe në Kuvend do të aktivizohet instituti. E pastaj instituti është kompetent që të sistematizoj edhe këto të dhëna”, ka theksuar për RTK-në Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu.
Mbledhja e këtyre materialeve ka për qëllim që në rast se institucionet e Republikës ta padisin Serbinë për gjenocid, të jetë i dokumentuar dhe faktuar. Por nga organizata “Çohu” thonë se një padi e tillë është vështirë e realizueshme.
“Ajo çka është dashur të bëjnë institucionet e që nuk është bërë deri tash e që mendoj që tash është shumë vonë, është dashur që të paktën të kemi të grumbulluara krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë. Po ashtu, edhe dëmet që i ka shkaktuar, me vlerë dhe me vend e çkado që ka ndodhur. Pra me qenë të evidentuara. Këto gjëra institucionet tona nuk i kanë të evidentuara, prandaj është shumë problem hartimi i një padie për këtë çështje”, ka theksuar Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” për RTK-në.
Por sa ka të drejtë Kosova të parashtrojë padi ndaj Serbisë për gjenocid në aspektin juridik. Përgjigje japin nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Në aspektin juridik ne e konsiderojmë që për momentin në të cilën gjendet Kosova, parashtrimi i një padie të tillë është i pamundur për vet faktin që Kosova nuk është pjesë e OKB-së, e me këtë nuk është as pjesë e statutit të GJND-së. Duke i pasur parasysh këto pengesa atëherë adresimi i kësaj padie kemi frikë se do ta shpallej e papranueshme posa të dorëzohet në GJND”, ka theksuar Yll Zekaj nga IKD.
Sipas Zekajt, çdo lëvizje në këtë drejtim pa marrëveshje me faktorin ndërkombëtar më shumë do të ishte kundër produktive për Kosovën, sesa që do të mund të trajtohej si padi.
Të tjera
-
Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë qeverisje të re në krye me Bedri Hamzën
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thën...
-
Konjufca për dialogun: Është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në ạrkivol
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet ...
-
Haradinaj kritikon Osmanin për paraqitjen e fundit televizive: Presidente koti, sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se preside...
-
Trepça në krizë të prodhimit
Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysm...
-
Vdẹs policja, Havë Blakaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja policore, H...
-
Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i...
-
Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komun...
-
IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në K...
-
Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror
Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror. Në mbledhjen e sot...
-
BE heq nga lista e sanksioneve ruse nënën e ish-kreut të Wagner dhe djalin e një oligarku
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e san...
-
Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët
Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e v...
-
Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mj...