Shëndetësi

Sa më herët ta lini, aq më mirë është!

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 August 2017

Edhe nëse pini disa cigare në ditë ky fakt e dyfishon mesataren e vdekjes në moshë të mesme. Braktisja e cigares në moshën 30-vjeçare ul me 97% mesataren e vdekjes në moshë të re, transmeton “Zeri.info”.

Nëse femrat e lënë cigaren para fillimit të moshës së mesme, jeta e tyre zgjatet 10 vjet. Ky lajm është publikuar në një studim të realizuar nga shkencëtarët anglezë.

Duke u bazuar në një studim që zgjati 12 vjet dhe u realizua me mbi 1 milion e 300 mijë femra, mundësia e humbjes së jetës për shkak të sëmundjeve të zemrës, kancerit, paralizës e mëlçisë minimizohet ndjeshëm në rast se personi heq dorë nga cigarja që në moshë të re. Në studimin e zhvilluar shkencëtarët kanë zbuluar se:

-Advertisement-

 

“Pirja e 10 cigareve në ditë gjatë 40 vjetëve është më e dëmshme se pirja e 20 cigareve në ditë gjatë 20 vjetëve”. “Edhe nëse pini disa cigare në ditë ky fakt e dyfishon mesataren e vdekjes në moshë të mesme. Braktisja e cigares në moshën 30-vjeçare ul me 97% mesataren e vdekjes në moshë të re”, thuhet në studim.

Shkencëtarët pohojnë se lënia e cigares në moshën 30-vjeçare mundëson riparimin e mushkërive, por me kalimin e viteve kjo mundësi vjen e pakësohet. Duke nënvizuar faktin se mosha e fillimit të cigares në shumicën e rasteve qëndron nën moshën 19 vjeç, Sarah Woolnough, nga Instituti Kërkimor për Kancerin në Angli, thekson se zgjidhja më e mirë është mosfillimi fare i saj, ndërsa për duhanpirësit këshilla e vetme është “sa më herët ta lini, aq më mirë është”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera