Sport

Sa me fat është Mayweather – pasi fitoi 350 milionë dollarë në boks, fiton edhe ‘Jackpot’ prej 100 mijë dollarë në Kazino (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 05 September 2017

Paraja shkon te paraja. Kjo thënie i shkon për shtati boksierit Floyd Mayweather, i cili në Kazino ka fituar premion më të madhe të njohur si ‘Jackpot’.

Ai fitoi 100,500 dollarë në aparate të Kazinos, ndërsa fotot i postoi nga klubi i tij i njohur Girl Collection, në Las Vegas.

Mayweather para disa ditësh është pensionuar nga boksi, kur fitoi meçin e famshëm me Conor McGregor.

-Advertisement-

 

Boksieri amerikan njihet për jetën e tij luksoze, me vetura të shtrenjta, femra dhe ndeja ku harxhohen shumë para.

Mayweather në këtë ditë kur e fitoi ‘Jackpot-in’, kishte dhe disa takime me njerëz ta famshëm ku nuk munguan foto.

Ai në Las Vegas takoi komikun e njohur Kevin Hart.

Pastaj postoi foto edhe me Adrien Broner, Usher dhe Dave Chappelle.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy