Lajme

Sa deputetë po i mbesin Vetëvendosjes në Kuvend pas kalimit të Doarsa Kica Xhelili në LDK?

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 07 September 2022

Deputetja, Doarsa Kica Xhelili, që deri më sot ishte pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, nga lista Guxo, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas raportimeve se nga java tjetër deputetja në fjalë do të jetë zyrtarisht pjesë LDK-së, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nga Lista Guxo, ka reaguar duke publikuar një fotografi së bashku me, Vjosa Omanin e Donika Gërvallën, themelueset e partisë Guxo.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar ai në përshkrimin e kësaj fotografie i cili u mor si mesazh kundrejt Kica Xhelilit.

-Advertisement-

E me largimin e saj, partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë mbetur vetëm edhe 57 deputetë, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa e dyta pas partisë në pushtet me numrin e deputetëve është partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës e cila ka 19 deputetë.

E LDK-ja e cila deri më sot kishte 15 deputetë me kalimin e Doarsa Kica Xhelilit, numëron gjithsej 16.

Lista Serbe ka 10 deputetë, AAK-ja 8 vende në Kuvend dhe nga komunitetet e tjera 10 deputetë.

Kujtojmë se deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës Infokus ka thënë se ka edhe më shumë deputetë të LDK-së, janë diku më shumë se 7, sipas saj, që kanë shprehur vazhdimisht interesimin e tyre për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E kjo sipas saj ka ndodhur për shkak se deputetët e pozitës kanë arritur të shohin se sa demokratike është LDK-ja./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera