Lajme

Rutte pas takimit të ministrave të NATO’s: Po vazhdojmë të punojnë që KFOR t’i ketë forcat e duhura për një mjedis të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 18 October 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas përfundimit të takimit me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, ka folur sërish për situatën e sigurisë në Kosovë.

Shefi i NATO’s tha se aleatët do të vazhdojnë të punojnë që misioni i tyre në Kosovë, KFOR, t’i ketë forcat që i duhen për mbajtjen e sigurisë.

“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak. Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha Rutte.

-Advertisement-

Rutte u shpreh gjithashtu se patën “dy ditë të ngarkuara takimesh” dhe shtoi se prioritet i Aleancës është parandalimi dhe mbrojtja.

“Sepse mbajtja e një miliardi njerëzve tanë të sigurt është detyra më e shenjtë e NATO-s”.

Për Kosovën në këtë takim ka folur edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili kërkoi vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride në veri të vendit.

“Gjatë fjalës time në këtë sesion, theksova rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndava gjithashtu shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni. Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka bërë të ditur Vengu pas takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera