Lajme

Rutte konferencë me Ramën: Në momentin që do miratohet propozimi francez, nuk do ta lëmë vetëm Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 04 July 2022

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama Kryeministri i Holandës Mark Rute deklaroi se Bashkimi Evropian pret që parlamenti maqedonas të miratojë propozimin francez dhe pas kësaj do të hidhet hapi i radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Më lini të them nga ana ime se BE në momentin që do arrihet një kompromis, nuk do ta lërë vetëm Maqedoninë e Veriut. Sapo të kemi një “PO”, do të jemi të lidhur ngushtë me atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut. Do jetë një shpërblim i drejtë për punën e bërë nga qeveria shqiptare. Europa është më e madhe se BE dhe diskutuam nismën franceze për komunitetin europian që nuk është alternativë e anëtarësimit por një ide e bashkëngjitur sesi mund të punojmë së bashku edhe me shtete që nuk janë pjesë e BE.”, tha Rutte.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera