Lajme

Rusia zhvendos raketat bërthamore drejt kufirit me Finlandën, rritet rreziku për një sulm në shkallë të gjerë/pamje

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 16 May 2022

Teksa Finlanda dhe Suedia zyrtarizuan kërkesën për anëtarësimin në NATO, e menjëhershme ishte përgjigja e Vladimir Putinit, i cili kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, duket se ky kërcënim duhet marrë seriozisht nga Perëndimi. The Sun raporton se Rusia ka nisur tashmë zhvendosjen e raketave bërthamore drejt kufirit të saj me Finlandën, duke rritur rrezikun për një sulm bërthamor.

Raketat kërcënuese të lëvizshme Iskander u panë duke u transportuar drejt vijës ndarëse për në Vyborg, rajon vetëm 24 milje nga kufiri finlandez.

-Advertisement-

Finlanda dhe Suedia deri më tani kishin mbajtur një qëndrim asnjanës në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, por me nisjen e luftës në Ukrainë, këto vende shprehën ambicione për tu bashkuar me NATO-n. Rusia ndan një kufi disa kilometërsh me të dyja vendet dhe me anëtarësimi ne tyre në aleancën perëndimore, vendosej në të njëjtën situatë që u përpoq të shmangte duke nisur luftën në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera