Rusia zbulon numrin zyrtar të ushtarëve të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 21 September 2022
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se deri tani, vendi i tij ka humbur 5397 ushtarë në luftën në Ukrainë, që Moska e quan zyrtarisht një “operacion special ushtarak”.
Duke folur pas Presidentit Vladimir Putin, që njoftoi një mobilizim të pjesshëm të vendit, çka paralajmëron vijimin dhe përshkallëzimin e konfliktit, Shoigu shtoi se Rusia do të thërrasë 300 mijë rezervistë.
Kjo ishte hera e parë që Rusia dha një shifër zyrtare të ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt, që prej 25 marsit, 1 muaj pas fillimit të luftës. Asokohe, Moska tha se kishin vdekur 1351 ushtarë. Pentagoni deklaroi në gusht se 70-80 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur në luftë, ndërsa në korrik tha se 15 mijë ushtarë kishin ndërruar jetë. Por Shoigu i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se 90% e ushtarëve të plagosur janë rikthyer në frontin e luftës.
Mëngjesin e të mërkurës, në një fjalim sfidues, që sinjalizoi përshkallëzim të fushatës ushtarake në Ukrainë dhe përplasjes me Perëndimin, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm kombëtar për luftën në Ukrainë. Shefi i Kremlinit sqaroi kjo nën kupton përfshirjen e forcave rezerviste, që do të thirren nga dita e mërkurë për të mbrojtur popullin rus në territoret e çliruara në Ukrainë.
Qytetarët që do të mobilizohen, sipas tij, do të kenë statusin e plotë të forcave të armatosura. “Mendoj se është e nevojshme të mbështesim propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për një mobilizim të pjesshëm në Rusi. E përsëris: po flasim vetëm për mobilizim të pjesshëm. Vetëm qytetarët që janë aktualisht rezervistë të ushtrisë do të thirren, dhe prioritet do të kenë ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura dhe që kanë specializim të posaçëm ushtarak”, tha Putin.
Putin iu drejtua Perëndimit në fjalimin e tij me tone kërcënuese, ku tha se qëllim i tyre është të dobësojnë e shkatërrojnë Rusinë. Presidenti paralajmëroi se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion, për të mbrojtur vendin nga ata që siç tha, po përdorin shantazhin bërthamor kundër Rusisë.
“Në politikën agresive kundër Rusisë, Perëndimi ka kaluar çdo limit. Tani ka hyrë në lojë edhe shantazhimi bërthamor. Nuk I referohem vetëm bombardimit të centralit të Zaporizhias të nxitur nga Perëndimi, por edhe deklaratave të disa përfaqësuesve të shteteve të NATO-s, për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Rusisë. Dua t’i kujtoj atyre qe I lejojnë vetes të bëjnë deklarata të tilla, se vendi ynë ka një arsenal armësh të shkatërrimit në masë madje në disa zona edhe më moderne se ato të NATO-s. Ne do të përdorim pa asnjë dyshim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin, ky nuk është një blof”, tha Putin.
Numri një I Kremlinit mbështeti referendumet e planifikuara në territoret e kontrolluara nga Rusia, në Donbas, Kherson dhe Zaporizhia. Ai tha se qytetarët që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët nuk duan të jenë më nën zgjedhën e neonazistëve.

Të tjera
-
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se dek...
-
Siguria e pushuesve, task forca e posaçme zbarkon në plazhet e Durrësit
Task forca ndërinstitucionale e ngritur për sezonin turistik në Qarkun e Durr...
-
Prokuroria Speciale jep detaje për intervistimin e Besnik Bislimit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është intervistuar sot nga Pr...
-
Ish-shefi i CIA-s: Iranit i kanë mbetur më pak se një mijë raketa
David Petraeus ishte komandanti i CENTCOM-it, Komandës Qendrore të Shteteve t...
-
Sveçla takohet me homologun kroat në Zagreb, Martin Berishajn e merr me vete
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një tak...
-
Bislimi: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokur...
-
PAMJE: Një person dyshohet se u su*lmua me çekan në hyrje të Gjykatës
Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së ...
-
Emigrimi zbraz Kosovën, të dhënat e fundit të ASK-së alarmante
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Vlerësimin e Popullsisë...
-
Zhduken dy vajza në Fushë Kosovë
Sipas policisë së Kosovës dy vajza janë zhdukur në Fushë Kosovë. Të dy vik...
-
Ambasadori iranian në OKB: Izraeli e nisi luftën me dritën jeshile të SHBA-së, shkelje e Kartës së OKB-së
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të...
-
Deklarohet avokati i Bislimit: Mirë shkoj intervistimi
Florent Latifaj, avokati i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, ë...
-
Pas intervistimit në Prokurori, Bislimi shkon direkt në qeveri, diskuton me avokatin para hyrjes
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkuar menjëherë...