Fokus

Pas intervistimit në Prokurori, Bislimi shkon direkt në qeveri, diskuton me avokatin para hyrjes

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 18 June 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkuar menjëherë në ndërtesën e Qeverisë pas përfundimit të intervistimit në Prokurorinë Speciale, ku u paraqit në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore  një proces i menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë.

Gazeta Infokus sjell pamje ku Bislimi shihet duke biseduar me avokatin e tij para hyrjes në objektin e Qeverisë, ndërsa nuk ka dhënë deklaratë për mediat as pas daljes nga Prokuroria.

Nuk është bërë ende e ditur nëse Bislimi është i dyshuar apo është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, por zhvillimet e fundit e theksojnë seriozitetin e hetimeve që lidhen me menaxhimin e pronës publike dhe procedurat e qirasë në sektorin e bujqësisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera