Lajme

Rusia vendos t’i trajnojë gratë për pilote luftëtare, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 13 August 2017

Rusia do t’i pranojë gratë për pilote luftëtare në Forcat e veta Ajrore, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se gratë do të pranohen për pilote pasi ushtria pranoi qindra letra përmes të cilave ato kanë shprehur interesimin për t’u regjistruar në ushtri.

Në grupin e parë do të jenë 15 gra, i cili do ta nisë stërvitjen në tetor, ka thënë Shoigu.

-Advertisement-

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotet ruse njiheshin si “Skifteret e Stalinit”. Ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtriga të Natës”.

Gjenerata e re e piloteve luftëtare do të trajnohen në shkollën e aviacionit ushtarak në Krasnodar, në jug të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera